E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli është i bindur: Italia ime do t'ia dalë

TIRANE-Italia duhet të fitojë pat jetër me Irlandën dhe të shpresojë që SpanjëKroaci nuk do të dalë barazim 2-2, por trajneri Çezare Prandeli nuk pranon të shkarkojë përgjegjësitë në prag të ndeshjeve të fundit në grupin C.
"Jemi të bindur se mund t'ia dalim, por nëse eliminohemi, atëherë duhet të marrim përsipër përgjegjësitë", tha tekniku i Italisë. Prandeli i referohet padyshim mungesës së fitores ndaj Kroacisë, një ndeshje të cilën të kaltërit e dominuan në pjesën e parë, por më pas i lejuan ballkanasit të barazonin. Për sfidën e sotme, Prandeli pritet ta kthejë mbrojtjen me 4 futbollistë, ç'ka mund të bëjë që Daniele De Rosi të luajë në mesfushë.
"Ndaj Irlandës është e rëndësishme të luajmë me zemër, nuk ka rëndësi moduli. Mendoj se i kemi mjetet dhe cilësinë për të fituar këtë ndeshje", deklaroi ai. Në lidhje me Balotelin, tekniku i Italisë konfirmoi se nëse do të jetë në gjendje, SuperMario do të luajë.

Në seancën e fundit stërvitore, Prandeli takoi trajnerin e Irlandës Xhovani Trapatoni, me të cilin pati një përqafim.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›