E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, EUROSTATnjofton sotmbi deficitin

ATHINE-Një javë më të rëndësishme fillon pas festimit të Pashkëve për ekonominë greke, pasi tani qeveria duhet të merret me planin afat-mesëm dhe programin e privatizimit.
Sot pritet njoftimi i Eurostat me të dhënat mbi deficitin grek për vitin 2010, shifra që janë vendimtare për masa shtesë në 2011 që llogariten në rreth 3 miliardë Euro.
Ndër masat e konsideruara është eliminimi i përjashtimeve tatimore, futja e kritereve sociale në ndihmat, vënien e tatimeve në pijet jooalkoolike dhe riklasifikimin e produkteve për TVSH më të lartë.

Një vizitë e Treshes do të zhvillohet në fillim të majit, ku përfaqësuesit e BE-së, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane do të vlerësojnë ecurinë e vendit për sigurimin e këstit tjetër prej 12 miliardë Euro në qershor nga kredia prej 110 miliardë Euro.

Lidhur me planin afat-mesëm për sigurimin e 26 miliardë Euro, do të paraqiten detaje për çdo fushë dhe plani i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, plan i cili në disa raste ka hasur reagimet e sindikalistëve, të cilët kanë kërcënuar me greva.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›