E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajet e Libohoves godina rrezikon te shembet

Sarajet e bejlerve te Libohoves, në qytetin me te njejtin emer, perbejne nje prej rasteve me te vecanta te guidave turistike per kete zone. Fale vlerave historike, ndertimore dhe arkitektonike qe mbart ky kompleks i gurte i shpallur “Monument Kulture” po shndrohet gjithnje e me shume ne një element identifikues per qytetin e vogel te Libohoves.

Gjithsesi edhe pse kompleksi i gurte eshte  kthyer teresisht ne idenetitetin fillestar banoret e qytetit qe e shikojne kete kompleks si krenari dhe pjese te historise dhe kultures ngrene nje shqetesim te madh. Dy rrepe shekullore me gjatesi mbi 20 metra qe ndodhen ndane sarajeve te cilet jane thare per arsye qe nuk dihen mund te rrëzohen dhe te shembin godinen.

“Kemi rrapin që edhe ne do na zërë edhe godinën do ta shkatërrojë. Investoi ministria e Kulturës 800 mijë lekë. Prenë vetëm tre degë se nuk arrinte vinçi dhe e lanë ashtu. Vizitorët që vijnë në Libohovë vijnë edhe këtu për të parë godinën” thotë Kujtim Peca, banor në Saraje dhe kujdestar i tyre.

Perpjekjet e bera nga bashkia e qytetit per ti prere keto rrepe nuk rezultuan te sukseshme per arsye te mungese se mjetve.Ndërkohë që per ruajten e vlerave te gjithanshme sarajet kane qenë vazhdimisht ne qender te punes restauruese, nepermjet investimeve te kryera nga drejtoria e monumenteve,por edhe nga pasardhesit e bejlerve te Libohoves qe aktualisht jetojne jashte vendit.

Ismail Xhaferri                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›