Pogradeci me gjykatë të re

Janë rreth 60 milionë lekë të investuara nga qeveria shqiptare që do të shërbejnë për të ndërtuar ambiente tërësisht moderne.
Në fjalën e rastit, ministri nuk harroi pa përmendur prioritetet e qeverisë edhe në fushën e drejtësisë.
“Kjo tregon kujdesin e madh qe ka qeveria dhe ministria e Drejtësisë ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës të sistemit të drejtësisë. Përfundoi para një viti ndërtimi i gjykatës së rrethit gjyqësor të Korçës me investim trefishtë të buxhetit të shtetit dhe me investim po nga ky buxhet do te ndërtohet edhe gjykata e re e Pogradecit. Kështu, do të krijohen kushte më të mira për gjyqtarët, do të rritet jo vetëm pavarësia e sistemit gjyqësor dhe efikasiteti i procesit gjyqësor”, theksoi Halimi.
Ai u shpreh se Ministria e Drejtësisë ka në projekt përmirësimin e infrastrukturës në sistemin e drejtësisë, duke përmendur këtu ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Tiranë, që sipas Halimit do të nisë vitin tjetër. Gjykata e rrethit gjyqësor Pogradec e cila do te jete gati pas 10 muajsh, do të ketë katër salla gjykimi, mjedise të plota për shërbime ndaj qytetareve, zyra për gjyqtaret dhe avokatët, bibliotekë, salla mbledhje etj. /Start/
2011-10-03 16:28