E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, FMN kërkonmasa të reja përpërballimin e krizës

ATHINE- FMN i kërkon Greqisë të planifikojë një sërë masash të tjera gjatë vitit 2011 për daljen nga kriza ekonomike. Në një raport të publikuar, FMN detajon masat që duhet të marrë qeveria greke deri në verën e këtij viti dhe më konkretisht:
- reduktim i ri i pagave dhe pensioneve
- shkurtim i përfitimeve dhe kompensimeve të të ardhurave te punonjësve ne sektorin publik
- rishikim i tarifave të shërbimeve publike
- ulje shpenzimesh në ushtri etj.

FMN sugjeron se me zbatimin rigoroz të kësaj pakete Greqia do të mundet që deri të reduktojë borxhin e saj prej 330 miliardë eurosh.

Qeveria greke nga ana e saj, vazhdon të zbatojë masa, me të cilat synon të përfitojë para për shlyerjen e këtij borxhi, pasi BE shtyu afatin e shlyerjes së tij dhe uli më 1% normën e interesit.

E ndërsa FMN kërkon nga qeveria greke të marrë masa të reja antikrizë gjatë vitit 2011, sindikatat e punëtorëve në vend i kundërshtojnë me forcë këto masa.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›