Japoni, më shumë se 5 000 të vdekur dhe 8 606 të zhdukur
TOKIO- Të paktën 5 178 persona janë konfirmuar të vdekur, 8 606 të zhdukur dhe 2 285 të plagosur si pasojë e tërmetit katastrofik dhe cunamit që goditën Japoninë javën e kaluar, sipas një bilanci zyrtar paraprak të njoftuar nga Policia Kombëtare.
Numri i të plagosurve ka arritur në 2.285, sipas këtij bilanci. Më shumë se 88 000 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar krejtësisht.
Ky bilanc u publikua ditën e gjashtë pas tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë më parë dhe që rrezikon të rëndohet akoma.
Dje, Bashkia e rajonit Ishinomaki, një qytet në provincën Miyagi, theksoi se dyshonte për zhdukjen e rreth 10 000 banorëve të saj, sipas informacioneve të raportuara nga media lokale.
Shefi i policisë së Miyagit u shpreh se numri i banorëve të vdekur në Ishinomaki pas tërmetit katastrofik dhe cunamit shkatërrues mund të kalojë shifrën 10 000 vetëm në këtë rajon ku ndodhet veçanërisht qyteti Sendai.
Tashmë të traumatizuar nga katastrofa natyrore së cilës iu shtua dhe kërcënimi për një aksident bërthamor në centralin e Fukushimas, verilindja e Japonisë u përfshi dje nga reshje të dendura dëbore.
(d.b/BalkanWeb)