Maqedoni, thellohet kriza politike, BDI bojkoton Kuvendin
SHKUP- Kriza politike në Maqedoni po thellohet gjithnjë e më shumë. Seancën e sotme parlamentare e bojkotoi edhe grupi parlamentar i partisë më të madhe shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila njëherësh është edhe partner i koalicionit qeverisës.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se partia partia e Ali Ahmetit deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ndërkohë burime jo zyrtare nga forca politike BDI bëjnë të ditur si arsye kryesore për një hap të tillë propozimin që Dimitar Bogov të jetë guvernatori ri i Bankës Popullore të Maqedonisë.
Gjithashtu grupi parlamentar i BDI-së priste që VMRO-DPMNE t’i ftonte në seancë, ndërsa kjo e fundit vazhdoi punimet në parlament duke votuar edhe guvernatorin e ri.
Kualicioni qeverisës VMRO-DPMNE zhvilluan edhe debatin për ndryshimet kushtetuese rreth ekstradimit dhe emërimit të kryetarit të ri të KSHZ-së, votimi për të cilat është caktuar të premten për shkak se nevojiten 2/3 e votave, ku pjemarrja e BDI- së nuk bëhet ende e ditur.
(e.m/tg/BalkanWeb)