Terapia me kuaj ndihmon fëmijët me çrregullime neurologjike
NJU JORK-Lidhur me sëmundjet neurologjike, në fillim u fol për një terapi me delfinë, ndërsa tani, thuhet se edhe kuajt nund të ndihmojnë.
Në Argjentinë, terapia me kuaj po bëhet gjithnjë e më e pranueshme si alternativë për trajtimin e sëmundjeve si sindroma Asperger, autizmi dhe çrregullime të tjera mendore.
Që nga lëvizjet e kalit e deri tek lidhja emocionale dhe sociale me kafshën, terapia me kuaj u ofron fëmijëve një mënyrë tjetër për t’u lidhur me botën.
Ideja pas këtij trajtimi është se kontakti me kalin dhe ritmi i lëvizjes së tij lejon çlirimin e oksitocinës, një hormon që redukton ankthin dhe mundëson hapjen e receptorëve që rrisin aftësinë e mësimit a njohjes.
Në mënyrë indirekte, pacienti mëson si të përqendrohet më mirë, duke u inkurajuar nga efekti qetësues i kalërimit. Kjo përmirëson edhe qëndrimin trupor dhe koordinimin e lëvizjeve.
Klasat janë të hapura për fëmijë që nga mosha dy vjeç me çrregullime apo probleme neuro-muskulare.
Edhe të rriturit mund të trajtohen këtu, megjithatë, Klubi Hipiko ka në qendër kryesisht fëmijët e vegjël. Klasat drejtohen nga një grup mësuesish, doktorësh, kujdestarësh dhe vullnetarësh, të gjithë specialistë të përgatitur në këtë fushë.
Përkrahësit e këtij trajtimi thonë se lëvizjet tre-dimensionale të kalit janë qenësore për trajtimin e çrregullimeve të lëvizjeve tek njerëzit. Prandaj, pacientët si Katalina, në mënyrë të pavetëdijshme, u përshtaten lëvizjeve të kalit, dhe ndjekin ritmikën e lëvizjeve të kafshës.
Për fëmijët e vegjël, kjo terapi ka më shumë efekt, meqë lëvizjet e kalit, që është shumë më i madh sesa pacienti, janë të ekzagjeruara për përmasat e nnjë fëmije.
Doktor Vaisberg është drejtor i Pediatrisë Neurologjike në spitalin më të madh publik për fëmijë në Buenos Aires i quajtur Garrahan. Ai thotë: “Lëvizja e kalit para, mbrapa përmirëson qëndrimin e fëmijës e sidomos tek pjesa e mesit. Kjo lëvizje harmonike dhe e sinkronizuar e nxit fëmijën të përdorë muskujt për ta drejtuar mesin. Kur ky ushtrim përsëritet, ai e ndihmon fëmijën të ketë qëndrim më të mirë.
Huan Frankrah është një nga pacientët që ka përfituar nga kjo terapi. Huani kishte probleme komunikimi mes trurit dhe shtyllës kurrizore dhe kjo ndikonte tek lëvizjet e tij kur ishte i vogël.
Ai e filloi terapinë me kuaj kur ishte i vogël. Tani Huani ndjehet thuajse fare i kuruar.
Diskriminimi i njerëzve me të meta mendore është ende problem në Argjentinë. Dhe Shoqata e Terapisë me kuaj i ka kërkuar qeverisë ta përfshijë këtë lloj trajtimi në skemën e sigurimit shëndetsor kombëtar.
Kjo do të krijonte mundësinë e trajtimit fëmijëve nga të gjitha shtresat e popullsisë.
(d.b/VOA/BalkanWeb)