E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Federata qipriote reagon kundër FSHF

TIRANE-Federata qipriote e futbollit do të reagojë, për atë që e cilëson “provokim” të tifozëve shqiptarë në ndeshjen Skëndërbeu-Apoel zhvilluar para disa ditësh në Korcë. Kështu shkruajnë sot gazetat greke.
“Me flamuj turq dhe një parullë të madhe ku shkruhej "Qiproja është turke", e kanë përshëndetur ekipin qipriot, tifozët e ekipit të Skënderbeut, në ndeshjen që ky i fundit luajti me APOEL-in e Qipros për kualifikueset e Ligës së Kampioneve” – këtë përshkrim i bën gazeta “Proto Thema”, atmosferës së ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për APOEL-in e Qipros.

Sipas gazetës Proto Thema, “futbollistët qipriotë, të cilët zbritën në fushë me shirit të zi në krah, në shenjë zie për tragjedinë e bazës detare të Qipros "Evangelos Florakis", nuk iu besuan syve kur panë një parrullë të tillë dhe flamuj turq që tundeshin në shkallët e stadiumit të shqiptar”.

Gazeta shkruan: “Ndërsa lojtarët e Nikosias fituan lehtësisht me kampionët shqiptarë, Federata Qipros pritet të reagojë fort për qëndrimin provokativ të tifozëve dhe Federatës shqiptare të Futbollit, që në një veprimtari sportive i lejoi ata të ngrejnë parrulla me përmbajtje politike. Kjo sipas gazetës është fyerje e dyfishtë për miqtë qipriotë, të cilët ishin në zi për tragjedinë e tyre kombëtare që goditi ishullin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›