E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithmonë me Argjentinën

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 16:29

Lionel Messi thotë se do të vazhdojë të luajë për Argjentinën, pavarësisht kritikave të ashpra ndaj tij lidhur me paraqitjet me ekipin kombëtar.

Messi iu kundërpërgjigj Julio Grondonas, presidentit të Federatës së Futbollit të Argjentinës, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që ylli i Barcelonës të heshtë kritikat duke refuzuar të luajë për vendin e tij.

Messi dhe Argjentina dështuan të tregojnë kualitetet në dy ndeshjet e para në Copa America dhe ishte vërshëllyer nga tifozët në fushë. Por, të hënën Argjentina mposhti Kosta Rikën 3-0 për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe Messi dëshmoi diçka nga format e tij e zakonshme me Barcelonën.

“Edhe pse ata më kritikojnë, unë do të vij gjithmonë në ekipin kombëtar”, tha Messi. “Kritikat nga tifozët më pengojnë mua sikurse të gjithëve, por ne jemi të vetëdijshëm që nuk i kemi bërë gjërat si duhet”, theksoi ai.

“Askujt nuk i pëlqen kur e vërshëllejnë. Por, kjo ndodhi sepse ekipi nuk luajti mirë”, përfundoi aktualisht futbollisti më i mirë në planet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›