E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google+ vs Facebook, ndryshimet

Deri tani kemi dëgjuar shumë të flitet për gjërat e përbashkëta që dy rrjetet sociale, Facebook dhe Google+, ndajnë me njeri tjetrin, por asnjë nuk ka listuar diferencat e tyre që nuk janë të vogla. Google+ shpreson që këto ndryshime do ti japin një shtysë më shumë për të mundur Facebook.

“Hangouts”, video-chat në grup
“Hangouts” është një nga elementet e parë ku Google+ ndryshon nga Facebook. Me anë të tij personat mund të bëjnë video-chat në grup. Cdo përdorues mund të krijojë një “Hangout”, i cili është i hapur për përdoruesit e tjerë.

“Sparks”, lexo lajmet drejtpërdrejt
Me anë të “Sparks” përdoruesit mund të vendosin faqet e tyre të preferuara të lajmeve direkt në Google+, të cilat mund ti ndajnë në kategori, si sport, modë etj.

“Circles”, ndani miqtë në kategori sekrete
Me anë të “Circles” mund ti ndani miqtë e juaj në grupe, mundësi që edhe Facebook ta lejon me krijimin e grupeve, por e vecanta e “Circles” është se miqtë tuaj nuk e dinë në cilin grup i keni vendosur dhe as nuk njeh pjesëtarët e tjerë të grupit.

“Strangers”, mund të shihni të panjohurit
Facebook ju lejon të shihni se cfarë bëjnë miqtë tuaj, ndërsa me Google+ mund të shihni se cfarë bëjnë edhe personat që ju ndjekin ju, por që ju nuk i keni bërë miq.

“Hangouts” me të panjohur
Në Google+ nëse dëshironi, në grupet e video-chat që krijoni mund të lidheni edhe me të panjohur.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›