Pastore largohet 99 për qind

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 18:05
Mundësitë për largimin e Javier Pastores nga Palermo janë 99 për qind, ka thënë presidenti i këtij klubi Maurizio Zamparini.
Ajo që është duke e shikuar presidenti janë vetëm ofertat që po i përshtaten klubit. Kohëve të fundit ka pasur thashetheme se edhe AC Milan po e kërkon mesfushorin, por Zamparini kërkon 50 milionë euro.
“Mundësitë që ai të largohet janë 99 për qind. Pra, Pastore do të luajë për një ekip tjetër sivjet”, tha Zamparini për La Gazzetta dello Sport.