Incidentet elektorale, Arvizu: Militantët të kontrollojnë pasionet. Burgaj: Zbatojmë ligjin
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëjnë apel që mbështetësit e partive politike në vend, të kontrollojnë pasionet në mënyrë që të shmangen incidentet elektorale. Mesazhi vjen ne kreu i prezencës së SHBA-së, në Tiranë Aleksandër Arvizu pas takimit me kreun e policisë së Shtetit Hysni Burgaj.
“Mbështesin e partive politike mund ta bëjnë më të lehtë punën e Policisë së Shtetit duke mbajtur pasionet nën kontroll dhe duke zbatuar ligjin. Këtë shpreson dhe pret SHBA”, theksoi Arvizu pas takimit me Burgaj në prononcimin për mediat.
Ambasadori teksa falënderoi Drejtorin e Policisë së Shtetit për bashkëpunimin, nënvizoi se në takim, Burgaj i shprehu përkushtimin e institucionit që drejton për neutralitet gjatë menaxhimit të fushatës zgjedhore.
“Qartazi njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët dhe partive të tyre. Ka pasur disa incidente, fatkeqësisht kanë ndodhur. Por, Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe stafi i tij na kanë siguruar se janë të përkushtuar që të ofrojnë një periudhë parazgjedhore dhe në ditën zgjedhore të qetë dhe te paqtë. Drejtori Burgaj shprehu përkushtimin për neutralitetin e Policisë së Shtetit”, theksoi Arvizu.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve numri 1 i Policisë së Shtetit, komentoi situatën parazgjedhore si dhe rastet e incidenteve, teksa siguroi se Policia e Shtetit po monitoron gjithë territorin dhe do të zbatojë ligjin.
“Në këto momente që flasim gjithçka është normale pavarësisht disa incidenteve te lehta, me pasoja dhe dëme të lehta në tre raste. Po monitorojmë në gjithë territorin e vendit dhe Policia e Shtetit do zbatojë ligjin duke respektuar liritë e qytetarëve për të votuar të lirë", theksoi Burgaj.
Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit si pasojë e incidenteve elektorale në kampet e disa partive politike ka pasur akuza për përdorim e Policisë së Shtetit për qëllime politike.
(e.m/BalkanWeb)