E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Hungaria në gjendje të jashtëzakonshme prej Danubit

hungaria-aHungari- Hungarezët janë paralajmëruar për t’u përgatitur për përmbytjet më të keqia të vendit të tyre që s’kanë ndodhur kurrë më parë, teksa lumi Danub është gati arritjes së nivele rekord këtë fundjavë.

“Ne po përballemi me përmbytjet më të keqia të të gjitha kohërave”,- tha kryeministri Viktor Orban i cituar nga BBC-ja.

Lumi i dytë më i gjatë i Evropës është i vendosur për të goditur nivele të papara në Budapest në ditët e ardhshme.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur dhe mijëra vullnetarë punuan gjatë natës për të përforcuar brigjet e lumit.

Nivelet e ujit pritet të arrijnë 8.85 m, 25 cm më i lartë se rekordi i mëparshëm i Danubit në vitin 2006. Punonjësit e emergjencës kanë ngritur kampe përgjatë lumit, teksa banorët kanë mbushur thasë me rërë nëpër shtëpitë e tyre mes një atmosfere pritjeje.

Kristalina Georgieva, Komisionerja e BE për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ndihmë Humanitare dhe Reagimin ndaj Krizave, shkroi në Twitter: “Hungaria është përgatitur mirë për nivelet më të larta të ujit të matura ndonjëherë në Danub. Ne jemi duke monitoruar dhe të gatshëm për të ndihmuar”.

Në veri të Gjermanisë, punëtorët grumbulluan thasë rëre përgjatë brigjeve të lumit Elba, teksa ujërat u rritën, pas përmbytjeve të përhapur më tej në jug. Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat në rrezik në Gjermani.

Përmbytja e përhapur në Evropën qendrore ka përmbytur ngastra të Austrisë, Gjermanisë dhe Republikës Çeke, duke vrarë të paktën 15 njerëz.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›