Opozita e Bashkuar, Rama mbledh aleatët
Partitë opozitare kanë nisur takimin e radhës, që po mbahet në selinë e Partisë Socialiste. Në takimin e thirrur nga kreu i PS-së Edi Rama marrin pjesë kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, kreu i PDK-së Nard Ndoka, Paskal Milo kreu i Demokracisësociale, Spartak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi, kreu i PSV ’91 Petro Koçi dhe Preç Zogaj, Koordinator i opozitës së Bashkuar.
Takimi ka në qendër të sajpropozimet e opozitës lidhur me reformën zgjedhore.