Greqi-Izrael, planet e ardhshme
Ministrat e Jashtëm Grek dhe Izraelit njoftuan sot planet për të marrë pjesë në një komision bashkëpunim të sapo formuar për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm Izraelit Avigdor Lieberman u takua me homologun e tij në fillimin e një turi gjatë së cilit ai do takohet më udhëheqës të ndryshëm grek. Gjatë një konference të mbajtur në Athinë, ministrat thanë se Komisioni ka për qëllim të zgjerojë lidhjet ekonomike dhe strategjike. Ndersa në një takim të mbajtur para konferencës për shtyp të dy ministrat diskutuan një sërë çështjesh duke përfshirë turizmin, mjedisin dhe energjinë. Ministri i Jashtëm Izraelit tha se ai përshëndeti ndihmën e Greqisë si një vend që ka mbajtur marrëdhënie të forta me palestinezët. Vizita e ministrit të Jashtëm Izraelit në Greqi vjen në një kohë kur raportet mes Izraelit dhe Turqisë janë të tensionuara. Kjo vizite, po komentohet nga mediat si nje kerkese e Izraelit per partnere te tjere strategjike ne Mesdhe.