E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Brazil, 127 viktima

Dhjetra persona kanë humbur jetën në Brazil si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që prej disa ditësh kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Sipas të dhënave të deri tanishme numri i viktimave ka arritur në 127. Megjithatë bilanci i viktimave mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit të mbërrijnë në zemër të rajoneve të goditura. Zona e cila po vuan më shumë përmbytjet është Rio de Janeiro. Ndërkaq ryrtarët qeveritarë i kanë bërë apel banorëve që të evakuohen nga shtëpitë , por shumë prej tyre kanë refuzuar të bëjnë gjë të tillë. Mediat raportojne se demet materiale jane te konsiderueshme, por ende te pallogaritura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›