E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astronomi, 50 vjetnga fluturimi iGagarinit në gjithësi

MOSKE- Më 12 prill 2011 mbushen 50 vjet nga dita e fluturimit të njeriut të parë në kozmos. Njeriu i parë, që e kreu këtë fluturim ishte rusi Yuri Gagarin, 108 minutat, që ai kaloi në kozmos i hapën rrugë studiuesve të tjerë të hapësirës kozmike. Vetëm pak kohë pas fluturimit të parë në kozmos njeriu vizitoi hënën, studioi thuajse të gjitha planetet e sistemit diellor, por ai, fluturimi i parë ka qenë më i vështiri dhe më i rrezikshmi. Por, besimi dhe optimizmi, synimi për pushtimin e kozmosit i kaluan të gjitha pengesat.

Fluturimi i Y.Gagarinit bëri realitet hipotezën mbi mundësinë e veprimtarisë praktike të njeriut në kozmos, hapi një drejtim të ri në zhvillimin e qytetërimit tonë dhe këtu qëndron rëndësia e tij e përhershme shkencore.

Presidenti Dimitri Medvedev pritet të marrë pjesë në ceremonialet e sotme, duke vizituar qendrën e kontrollit hapsinor afër Moskës për të folur përmes videolidhjes me astronautët që gjenden në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›