E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, KE kërkon garancinë me shkrim, Samaras refuzon

BRUKSEL - Komisioni evropian këmbëngul në nevojën e angazhimi të nënshkruar nga forcat politike në Greqi, për realizimin e cdo angazhimi me qëllim lëvrimin e këstit të gjashtë. 

Këtë deklarataë e bëri sot Amamdeu Altafaj, zëdhënës i Komisionerit Evropian, Olli Rehn. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Altafaj theksoi se qëllimi i kësaj garancie është të risigurojë vendet anëtare të eurozonës, që Greqia mbetet e angazhuar të plotësojë kushtet e kërkuara, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme. 

Z. Altafaj theksoi se Greqia është e varur nga ndihma financiare ndërkombëtare dhe shtoi se "vendi ka nevojë që në dhjetor, të marrë këstin e gjashtë për të mbuluar nevojat."

Përfaqësuesi i Barrosos në Komisionin Evropian tha se "sigurimi i një angazhimi të shkruar është një kusht për pagesën e këstit të gjashtë", dhe shprehu optimizëm se "autoritetet greke do t’i japin garancitë e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur".

Por nga partia e Samaras vijnë sinjale të qarta se kryetari i partisë nuk do ta nënshkruajë angazhimin e kërkuar nga evropianët. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i partisë Janis Mikelakis.

Cështja e garancisë së kërkuar nga Evropa dhe refuzimi i Samaras për ta nënshkruar, është një nga temat e diskutimeve mes kryeministrit grek Lukas Papadhimos dhe zyrtarëve të lartë evropianë, sot në Bruksel dhe nesër në Luksemburg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›