Thaçi: Menaxhimi i integruar i kufijve, model europian
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Rendit dhe Ligjit tha se rend e ligj do të ketë në gjithë territorin e Republikës, dhe për këtë gjë do të ketë koordinim të ngushtë me autoritetet e EULEX-it, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore.
“Edhe në veri do të ketë edhe demokraci, do të ketë edhe zgjedhje të lira dhe lidership, që do të jetë nga vullneti i qytetarëve dhe bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve qendrore, si në të gjitha hapësirat tjera të Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi
Ndër të tjera, Thaçi ka thënë se po punohet për agjendë shumë të qartë dhe se gjithçka do të jetë transparente, prandaj edhe informimi i opinionit publik do të bëhet me kohë.
Duke folur për menaxhimin e integruar të kufijve, kryeministri Thaçi nënvizoi se është model evropian, në përputhshme të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet si dhe mandatin e Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me hetimet për akuzat e Dick Marty-t.
“Ne si institucione të Republikës së Kosovës, por edhe si vend dhe si qytetarë, jemi të përkushtuar që Kosova të lirohet sa më shpejt nga kjo barrë e padrejtë. Politikisht ne i besojmë drejtësisë dhe i japim mbështetje të plotë drejtësisë dhe natyrisht ne do të kemi bashkëpunim shumë të ngushtë” – ka theksuar kryeministri Thaçi.
(ma.ar/BalkanWeb)