Kriza politike në Bosnjë, liderët takim në Itali
SARAJEVË- Liderët e forcave kryesore politike në Bosnjë, që nuk arritën të krijonin një qeveri qendrore, pas afro katërmbëdhjetë muajsh nga mbarimi i zgjedhjeve, janë thirrur të takohen në fund të nëntorit në Itali, me rastin e një konference ndërkombëtare, njoftuan të hënën organizatorët.
"Qëllimi i takimit do të jetë gjetja e një hapësire për diskutim e liderëve politikë dhe ekspertëve të Bosnjë-Hercegovinës", njoftoi dega boshnjake e fondacionit gjerman, Konrad Adenauer, që është e afërt me Unionin kristian-demokrat të Gjermanisë.
Konferenca do të përqendrohet mbi reformat e Kushtetutës boshnjake, por disa zyrtarë të vendit lanë të kuptohet se ajo do të jetë gjithashtu një rast për të vazhduar diskutimet e tyre për krijimin e qeverisë. "Besoj se do të arrijmë në një marrëveshje dhe të zhbllokojmë të gjithë procesin gjatë takimit që organizon fondacioni Konrad Adenauer", deklaroi të hënën Dragan Covic, një nga liderët kroatë të Bosnjës, në një intervistë për të përditshmen "Vecernji List".
Konferenca do të zhvillohet nga 26-29 nëntor në Cadenabbia, në veri të Italisë.
Bosnja vazhdon të mos ketë një qeveri qendrore, në të cilën do të përfaqësohen të trija komunitetet (kroate, myslimane, serbe) dhe që është e ngarkuar të përgatisë integrimin e saj evropian. Një krizë me një kohëzgjatje të tillë është e paprecedentë që pas përfundimit të luftës ndërkomunitare (1992-95).
(m.a/afp/BalkanWeb)