Afganistan, 21 të vdekur nga një sulm kamikaz
Xhalalabad (start)-Pas një sulmi kamikaz në lindje të Afganistanit, të paktën 20 civilë afganë dhe një ushtar amerikan humbën jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kufirit me Pakistanin, njoftoi një zëdhënës ushtarak amerikan.'Objektivi i sulmit ishte një autokolonë nën drejtimin amerikan, pranë një rruge jashtë Xhalalabadit, kryeqytet i provincës Nangarar.