Kosovë, kthimi i të shpërngulurve, plan prej 7 milionë eurosh
Prishtinë (start)- Një shumë prej 7 milionë eurosh është akorduar nga qeveria e Kosovës, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në kthimin e të shpërngulurve, veçanërisht komunitetit serbë. Projekti në fjalë, "Kthimi dhe riintegrimi në Kosovë”, u hap sot në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi.
“Kosova është vendi i të gjithë qytetareve të saj, pa asnjë lloj diskriminimi ndaj përkatësisë etnike apo besimit fetar. Kushtetuta jonë moderne dhe shoqëria jonë demokratike e shumetnike garantojnë trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve”, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“E kaluara ka qenë e shpesh e hidhur, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund ta tejkalojmë atë duke ndërtuar të ardhmen. Populli i Kosovës është duke tejkaluar këtë dhe ka pranuar realitetin e Planit të Ahtisaarit, që është themeli i pavarësisë së Kosovës”, shtoi ai.