Izraeli dëbon të Ngarkuarin me Punë të Venezuelës
Tel- Aviv -I Ngarkuari me Punë i Venezuelës në Izrael do të dëbohet nga qeveria e Tel-Avivit, si masë ndëshkuese ndaj dëbimit të ambasadorit izraelit në Karakas, për të protestuar kundër ofensivës në Gaza, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Jerusalem. "Ne sigurisht do të kundërpërgjigjemi duke dëbuar të ngarkuarin me punë të ambasadës së Venezuelës në Tel-Aviv", i deklaroi sot AFP-së Yigal Palmor.
"Është një vendim brutal që nuk është në nderin e Venezuelës dhe të popullit të saj dhe që tregon për aleancat e arritura nga drejtuesit venezuelianë me islamikët dhe terroristët", shtoi zëdhënësi. Venezuela përfaqësohej në Izrael vetëm me një të Ngarkuar me Punë për shkak të tensioneve mes dy popujve të shkaktuara nga marrja e qëndrimeve antiizraelite të presidentit Hugo Chavez dhe të afrimit të tij me Iranin.