Greqi, Katseli: Masa të menjëhershme për ekonominë
ATHINË- Ministrja greke e Ekonomisë, Louka Katseli, u shpreh sot se vendi i saj nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur në përpjekjet për t'i bindur tregjet lidhur me vullnetin për rimëkëmbjen e financave, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen greke "To Vima".
"Tani duhet t'i bindim tregjet për vendosmërinë tonë në marrjen e masave të nevojshme për arritur rimëkëmbjen buxhetore, rifillimin e rritjes ekonomike dhe ristrukturimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto", deklaroi Katseli.
Ministrja theksoi se qeveria e saj duhet "të njoftojë menjëherë më shpejt nga sa ishte parashikuar" masat që parashikon të marrë në fushën e pagave dhe në atë fiskale, sepse "tregu nuk ka besim dhe besueshmëria jonë duhet të jetë e mbështetur në fakte të menjëhershme".
Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, pritet të paraqesë nesër në mbrëmje në vija të përgjithshme planin për rimëkëmbjen për të cilin është angazhuar gjatë samitit evropian të Brukselit, por Ministria e Financave i ka shtyrë për në janar njoftimet konkrete dhe të detajuara.
Sipas Katselit, prioritet duhet të jetë lufta kundër evazionit fiskal, privilegjet fiskale dhe shpenzimet e tepërta të fondeve publike."Nuk është ngrirja apo ndërprerja e pagave që do të zgjidhë problemin ose do t'i bindë tregjet", u shpreh ajo.
(m.a/BalkanWeb)