E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, ndalohet kamioni me mall kontrabandë

GJIROKASTËR- Mijra kavanozëve me majonezë, qindra shishe me pije freskuese, të tjera me vaj për gatim, pako me detergjent, me oriz e të tjerë mallra ushqimore të cilët po kalonin kontrabandë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, janë ndaluar nga policia e Gjirokastrës.

Mjeti tip kamion Volvo kishte lënë pas pikën doganore të Kakavijë ku kishte kaluar pa asnjë procedurë dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës kur blutë e Gjirokastrës e ndaluan atë në hyrje të qytetit të Tepelenës. Mjeti bashkë me drejtuesit Renato Tushe 43 vjec u ricua në pikën e Kakvijes për të bërë verifikimet e dokumentacionit të zhdoganimit të mallit, ku rezultoi se praktika shoqëruese e mallit që dispononte drejtuesi i automjetit ishte e fallsifikuar dhe në sistemin elektronik në Doganë nuk ishte hedhur asnjë e dhënë që tregonte se ky automjet ishte zhdoganuar.

Policia i vuri prangat drejtuesit të mjetit ndërsa pas shoqërimit ka nisur procedimin penal me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për dy doganierët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga policia.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›