Kadilli: Po ftesës së Ramës, vetëm modalitetet

Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, theksoi se pritet të ketë formulohet një qendrim zyrtar për këtë, dhe për modalitetet e konsultimeve.
"Çdo ftesë për dialog kur nuk shoqërohet me kushte është gjithmonë i mirëpritur. Besoj se do të ketë nevojë të diskutohet më tepër çështja e modaliteteve të mundshme në qoftë se do të shtrohemi në një dialog, konsultim. Por çështja e zgjedhjes së presidentit nuk do të mbetet peng e ftesave, konsultim për të mohuar më pas pjesëmarrjen në proces", tha Kadilli për emisionin “Prizëm” në AS.
Deputeti socialist Taulant Balla konfirmoi qëndrimin e tij për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por në çdo rast ai përjashton që nënkryetarja e partisë demokratike të jetë një kandidaturë e tillë. "Në vlerësimin tim personal, dhe jo vetëm, Jozefina Topalli do të ishte emri më i keq që mund të kishte Shqipëria për një kandidaturë për president", tha Taulant Balla, deputet i PS.
"Për mua është një ndër kandidaturat më serioze që do të kishte politika sot për ta zgjedhur për kryetare të shtetit. Do të ishte nder të ishte një grua kryetare e shtetit, do të ishte nder që për atë çfarë ajo përfaqëson dhe investimin e saj politik", tha Kadilli. /Start/
2012-05-01 14:17