E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, vetëvritet me armë 44- vjeçarja

BERAT Një 44-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, për motive ende të panjohura, ndërsa mendohet se ajo është vetëflijuar si shkak i depresionit. Sipas burimeve nga policia e Beratit, mësohet se pasditen e djeshme një 44-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Konikball të Beratit. 44- vjeçarja Vitori Banushi ka qëlluar veten me armë zjarri në banesën e saj.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gruaja e ka marrë këtë vendim pas probleme në familjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›