E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Veprimet e Policisë në veri duhen koordinuar mirë


Vizitat e paparalajmëruara në veri të Kosovës të zyrtarëve të lartë të Serbisë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që Serbia organizon të dielën në veri të Mitrovicës, po i bëjnë shumë dëm Kosovës. I këtij mendimi është ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Megjithatë, sipas ministrit Rexhepi, Policia e Kosovës nuk mund t'i ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë, sepse në pikat kufitare me Serbinë akoma nuk është bërë kalimi i përgjegjësive tek policia e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›