Gjykata lë në burg Nehat Kullën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sot vendimin për Nehat Kullën.
Gjykata e Apelit në Durrës, e ka dënuar Kullën me 20 vite burg për veprën penale të vrasjes.
Më 17 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit në Durrës, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e dënoi Kullën me 20 vite burg, pasi u shpall fajtor për vrasjen e ish-shoferit të ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Halim Gjuzi mbeti i vrarë 10-vjet më parë, në Golem të Kavajës, në autostradën Durrës-Kavajë. Vrasja e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata, ishte e pazbardhur për disa vite me radhë. Rinisja e hetimeve ishte bërë, pasi kishte disa dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se ka qenë Nehat Kulla, ai që ka qëlluar mbi Halim Gjuzin me pistoletë.
Nehat Kulla, është dënuar disa herë dhe akuzat për të, kanë qenë të shumëllojshme, por fama e tij kulmoi në vitin e trazirave 1997, kur ai u bë "komandant" i një depo armësh në Babrru, fshatin ku banonte në periferi të Tiranës.