Izraeli, sulme ajore në Rripin e Gazës
Izraeli ka ndërmarë një sërë sulmesh ajrore në Rripin e Gazës, pasi militantët palestinezë qëlluan me raketa dhe mortaja në izrael, bënë të ditur zyrtarët palestinezë dhe burime ushtarake izraelite të mërkurën. Nga sulmet ajrore janë plagosur të paktën 17 persona. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare sulmi i aviacionit izraelit ka ndodhur në afërsi të aeroportit ndërkombetar të Gazas, në jug të qytetit të Rafahut dhe në qytetin verior të Beitit.
Pesë nga të plagosurit mendohet se janë militante, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Mediat saktësojnë gjithashtu se sulmet ishin reagim i sulmeve në zonën kufitare , që erdhën nga territoret e kontrolluara nga Hamasi. Nga sulmet me raketa nuk ka patur të plagosur në radhët e izraelitëve.