Tiranë, mbytet në rezervuar, vdes 15-vjecari
TIRANË- Një 15-vjecar ka humbur jetën, pasi ka përfunduar në një rezervuar në Kombinat.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur liqeni i Vrapëve. Burime nga policia bëjnë me dije se 15-vjecari me inicialet N.C ka qenë duke u larë me shokët e tij, ndërkohë që nuk ka mundur të dalë dot nga Liqeni.
Shokët e adoleshentit pasi kanë tentuar ta nxjerrin dhe nuk kanë mundur kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Forca të shumta policie dhe polumbarësh kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Polumbarët po bëjnë të pamundurën për gjetjen sa më të shpejtë të trupit të pajetë të 15-vjecarit.
(e.m/BalkanWeb)