E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Birra "Norga", punonjësit protestë para bankës Raiffeisen

VLORE- Punonjësit e fabrikës së birrës "Norga" protestuan paraditen e sotme para degës së Raiffeisen Bank në Vlorë.

Në ditën e tyre të pagave, dhjetra punonjës janë vendosur që në orët e para të meëgjesit para hyrjes së kësaj banke, duke kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të situatës.

Protestuesit, të cilet prej disa ditësh gjenden të papunë, kanë kërkuar ndërhyrjen e krerëve të shtetit për të zgjidhur këtë ngërc të krijuar, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe drejtuesve të Raiffeisen Bank që të tërhiqen nga vendimi i tyre për bllokimin e aktivitetit të kompanisë A&B grup.

Ndërkaq, punonjësit e fabrikës së birrës Norga shprehen të vendosur në vijimin e protestave edhe në ditët e ardhshme.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›