Vrasja e Romeo Fejzullahut, zbulohen autorët
VLORË- Policia e Vlorës ka identifikuar dy prej 3 autorëve të vrasjes së Romeo Fejzullaut e kryer në 30 dhjetor të vitit të shkuar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë shpallur persona të kërkim dy prej autorëve të dyshuar të këtij krimi bëhet fjalë për 31-vjecarin Luis Roshi dhe 36-vjecarin Julsi Tushi, që të dy nga qyteti i Vlorës.
Ndëkohë, ende nuk është identifikuar autori i tretë i ngjarjes, i cili ditën e krimit ndodhej në një automjet me dy të kërkuarit. Kujtojmë së Romeo Fejzullau u ekzekutua 30 dhjetorin e shkuar në aksin rrugor Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja.
Fejzullau ishte duke udhëtuar në drejtim të Fierit me një mjet furgon tip Renault me targa të Fierit 0457 D, ndërsa i është ndërprerë rruga nga Luis Roshi dhe Julsi Tushi, të cilët udhëtonin me një mjet tip benz së bashku me një person të tretë.
Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Romeo Fejzullaut, duke djellë vdekjen e tij. Fejzullau ka qënë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Policia deklaron se motivet e ngjarjes ngelen ende të dobëta.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)