Greqi, Memorandum i ri në muajin shtator
ATHINE- Vendimi i 17 udhëheqësve të Eurozonës për "paketën" e shpëtimit të Greqisë, me sa duket shënon fillimin e negociatave mbi një Memorandumi të ri. Kështu shkruan sot e përditshmja greke Elefterotipia.
Sipas saj, negociatat me Treshen për masa të reja, me efekt që nis nga viti 2013, do të fillojnë nga mesi i shtatorit.
Sipas burimeve të Komisionit Evropian, të cilave u referohet gazeta, Memorandumi i ri, që do të jetë zgjerim i planit afatmesëm, do të zgjasë një vit e gjysmë.
Ndërkaq detajet e planit të mbështetjes së paketës së re nuk janë sqaruar ende me hollësi, por ajo që duket qartë është fakti se Evropa ka vendosur të ndihmojë Greqinë në mes të presionit mbytës nga tregjet dhe frikës së kriza e borxhit do përhapet në gjithë Eurozonën.
Paketa e përgjithshme e ndihmës llogaritet të jetë 159 miliardë euro. Nga kjo shumë, 109 miliardë euro do të jepen nga partnerët e Eurozonës dhe FMN.
Këtu përfshihen edhe 45 miliardë euro të mbetura nga huaja prej 110 miliardë e majit të vitit 2010. Në paketë përfshihet gjithashtu edhe shuma 20 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave greke.
Ulja e borxhit grek nga vendimi i BE është vlerësuar 54 miliardë euro, nga të cilat 26 miliardë si pasojë e pjesëmarrjes së sektorit privat (12% e PBB) dhe pjesa tjetër nga ulja e normës së interesit dhe zgjatja e afatit të shlyerjes së borxhit (12% e PBB). Pjesëmarrja e sektorit privat do të arrijë 50 miliardë euro deri në vitin 2014.
Llogaritet se të ardhurat nga privatizimi do të jenë 28 miliardë euro (edhe pse në fillim u vlerësua shuma 50 miliardë).
Falimentimi selektiv duhet të deklarohet nga agjencitë e vlerësimit pas shkëmbimit të parë të bonove dhe shpresohet se kohëzgjatja do të jetë e shkurtër (disa ditë).
Marrëveshja për paketën e dytë të ndihmës tani duhet të kalojë nëpër Parlamentet e vendeve anëtare të BE, ku duhet të miratohet dhe askush nuk e di a do të përmbushen në kohën e duhur angazhimet e kreditorëve privatë.
(s.g/BalkanWeb)