Goran Haxhic nesër para gjykatësve në Hagë
HAGË- I akuzuari i Hagës, Goran Haxhic, nesër do të paraqitet për herë të parë para gjykatësve të Hagës në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të për krime lufte në Kroaci,raporton Radio Europa e Lirë.
"Në ditët e ardhshme ai pritet të ketë takime me përfaqësuesit e gjykatës , të cilët do t'i shpjegojnë se në çfarë mënyre mund ta formojë ekipin e tij mbrojtës. Nesër do të paraqitet për herë të parë në gjykatë, ku do të kërkohet të sqarohet për aktakuzën 14-pikëshe", ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jellaçic, për mediat serbe.
Haxhic u arrestua në rajonin e Frushka Gorës në Serbi, pas shtatë vitesh arrati. Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që kanë lidhje me mizoritë e kryera në Kroaci në periudhën 1991-95.
(m.a/BalkanWeb)