Greqi, sot 37 vjet nga rivendosja e demokracisë
ATHINE- Cështja e ekonomisë dominoi përsëri këtë vit në mesazhet e Presidentit të Republikës dhe kryeministrit të vendit, në 37 vjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, pas rrëzimit të regjimit diktatorial në vitin 1972.
Me tragjedinë në Norvegji fillon mesazhin e Presidentit të Republikës së Greqisë Karolos Papulias, i cili shprehu zemërimin për këtë akt të urryer dhe simpatinë e tij ndaj popullit norvegjez.
Më pas ai ka folur për situatën në të cilën ndodhet Greqia. "Vendi është në një pikë kritike. Sfida kombëtare sot është për të konsoliduar rregullat e demokracisë ekonomike. Punonjësit dhe pensionistët kanë bërë tashmë më shumë se sa është pesha e tyre në trajtimin e krizës. Është koha të paguajnë të gjithë ata që kanë fshehur të ardhurat e tyre” – deklaroi Papulias.
Kryeministri Jorgos Papandreu vuri në dukje se përvjetori i 37 i rivendosjes së demokracisë në Greqi, e gjen vendin në një moment shumë kritik.
"Ne jemi në zemër të një krize të paparë, e cila ndikon në sigurinë dhe mirëqenien e shumicës së qytetarëve. Dhe shkaqet më të thella të krizës janë në mënyrën se si e perceptuam ekonominë tonë në vitet e mëparshme dhe në praktikat klienteliste që mbizotëronin në sistemin politik të vendit.
Gjatë 21 muajve të fundit së bashku, ne luftuam shumë për të dalë nga kriza dhe për të përmbysur dobësitë, që na sollën këtu, për të rifituar pavarësinë tonë, dinjitetin tonë dhe mbi të gjitha, perspektivat për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë.
Ne kemi fuqinë që të arrijmë suksesin. Dhe tashmë lufta jonë ka lindur frytin e saj të parë. Hap pas hapi ne po rrisim kredibilitetin tonë, fuqinë tonë dhe të autonominë, për të hequr qafe varësinë" vëren Papandreu.
(m.a/BalkanWeb)