Rama takime në Kukës dhe Lezhë
Në këtë takim me forumin drejtues të PS së Kukësit Rama ka bërë apel për një organizim të fuqishëm të forcës në këtë rreth.
“Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme. Koha kur duhet të organizohemi shumë fuqishëm për të organizuar betejën zgjedhore. Me rëndësi që në frymën e Kongresit të 5 nëntorit dhe në funksion të përçimit të Programit të PS, jo vetëm për përmbajtjen e tij, por nëpërmjet një partie solidare, të gjithë të bëjmë diçka më shumë se kemi bërë”, ka thënë Rama.
Gjithashtu, ai ka zhvilluar një takim edhe në Asamblenë e rrethit të Lezhës pasdites e së mërkurës, ku Rama ka theksuar domosdoshmërinë e vendosjes së piketave të përbashkëta për të shndërruar në aksion përcjelljen në çdo derë të Programit të ri të PS-s.
“Aksioni i përçimit të Programit të ri të shtrihet kudo. Të vendosim një piketë të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jehona që ka krijuar Kongresi ka bërë që të ndjehet në gjithë Shqipërinë interesimi i njerëzve për programin dhe tezat kryesore të tij, që bëjnë një dallim të qartë dhe ofrojnë për njerëzit një alternativë të re,” është shprehur kështu lideri i opozitës duke theksuar, domosdoshmërinë, që socialistët lezhjanë kanë mundësi për të bërë më shumë në këtë drejtim. /Start/
2011-12-01 13:30