Vlorë, shpërthim në një apartament pas mesnate
VLORË- Shpërthim me eksploziv në një apartament në Vlorë gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 nëntori’ në katin e tretë të një pallati.
Shpërthimi ka ndodhur në apartamentin e Artan Mehmetit, me profesion hidraulik në ujësjellësin e Vlorës.
Ai sqaron se shpërthimi në banesën e tij ndodhi rreth orës 03:30 te dera e apartamentit, ndërsa shton se nuk ka konflikte me asnjë person.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia nis hetimet për këtë ngjarje, por ende nuk ka ndonjë autor të dyshuar.
(ma.ar/BalkanWeb)