Greqi, Papandreu: Evropa nuk na dha mjaftueshëm kohë për reformat
STRASBURG - Ish-kryeministri socialist grek, Jorgos Papandreu theksoi sot se Evropa nuk i kishte dhënë mjaftueshëm kohë vendit të tij për t'u reformuar përballë krizës së borxhit dhe se programi shtrëngues ishte një lloj dënimi.
"I kam kërkuar Evropës: na jepni kohë për t'u reformuar, për të luftuar evazionin fiskal, korrupsionin, klientelizmin'', deklaroi Papandreu gjatë një debati në Strasburg me eurodeputetin, Daniel Cohn-Bendit.
"Evropa ka bërë hapa pera, por nuk ka shkuar në rrugën e duhur'', shtoi ai.
"Evropa konservatore ka dështuar në marrjen e masave të nevojshme për qytetarët, qofshin ata grekë, portugezë apo francezë'', nënvizoi ish-kryeministri grek, në pushtet që prej vitit 2009 deri në 2011.
(d.b/BalkanWeb)