Haxhinasto në Shkup: Incidentet etnike, mbi autorët të veprojë ligji
SHKUP-Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, gjatë të cilës pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki.
Në takim, ministri Haxhinasto vlerësoi se marrëdhëniet etnike në Maqedoni duhet të forcohen dhe zhvillohen sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit është themelore për ekzistencën e shoqërisë dhe shtetit maqedon. Zbatimi i plotë i saj, e afron më shpejt Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian”.
Për incidentet e kohëve të fundit në Maqedoni, dy ministrat u shprehën se ato nuk kanë prapavijë politike.
Ministri Haxhinasto theksoi se këto incidente nuk duhen lejuar të kompromentojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të realizojnë hetim të plotë e të shpejtë dhe mbi autorët e tyre të veprojë ligji.
Gjatë bisedimeve zyrtare, dy ministrat e Jashtëm u shprehën se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë solide, dinamike dhe shumëplanëshe. Ata vlerësuan se ekziston një përputhje e plotë e objektivave të të dy vendeve në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO.
Ministri Haxhinasto theksoi se bashkëpunimi politik mes dy vendeve është shumë i mirë. Kjo klimë bashkëpunimi na bën ambiciozë për të rritur dhe thelluar bashkëpunimin ekonomik. Për këtë qëllim, ai propozoi mbajtjen e Sesionit të Dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Ekonomik, Tregtar, Industrial dhe Shkencor mes të dy vendeve, si mekanizmi adekuat për të adresuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
Po ashtu, në takim si fusha bashkëpunimi u evidentuan: energjia, infrastruktura dhe turizmi. Në këtë kontekst, vijoi ministri Haxhinasto, duhet të shënojmë përparim në konkretizimin e projekteve të Korridorit pan-evropian VIII, si: lidhjet rrugore, lidhjen e sistemeve energjetike me Linjë të Tensionit të Lartë 400 kVolt, si dhe lidhjen hekurudhore të të dy vendeve: Lin-Kërçovë dhe terminalin e thatë të Strugës.
Fushat e Arsimit dhe Kulturës u përcaktuan si shtylla e tretë e rëndësishme e bashkëpunimit mes të dy vendeve tona. Arsimimi, theksoi z. Haxhinasto, është investimi më i mirë që ne bëjmë për brezin e ri, për të ardhmen dhe për të arritur përmbushjen e objektivave tona në proceset integruese. Në fushën e arsimit dhe kulturës, palën konkluduan të firmosin Marrëveshje Bashkëpunimi mes Univerisitetit Shtetëror të Tiranës dhe atij të Shkupit, dhe Marrëveshje bashkëpunimi mes dy Akademive të Shkencave të të dy vendeve tona.
Në takim u theksua nevoja e përshpejtimit të procedurave për përgatitjen për nënshkrim të një sërë marëveshjesh dypalëshe në proces, veçanërisht ratifikimi nga parlamentet e të dy vendeve të Marrëveshjes së Lëvizjes mes të dy vendeve me Karta Identiteti Biometrike dhe përgatitja për firmosje e Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.
Palët konkluduan që të dyja këto marrëveshje të përfundojnë përpara fillimit të sezonit të turizmit. Po ashtu, u ra dakord të firmoset së shpejti marrëveshja për hapjen e pikës kufitare Trebisht-Xhepishte.
Në kuadër të zhvillimeve në rajon, vend të veçantë zuri çështja e Kosovës. Të dy ministrat theksuan nevojen e zbatimit te marrëveshjeve për pjesëmarrjen e Kosovës në iniciativat rajonale.
HAXHINASTO, TAKIME ME PRESIDENTIN E KRYEMINISTRIN MAQEDONAS
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, gjatë të cilës pati takim me Presidentin e Republikës, Gjorgje Ivanov.
Në takim me Presidentin e Maqedonisë u vlerësuan marrëdhëniet dhe u përcaktua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dy vende që kanë objektiva të përbashkëta, ato të integrimeve euro-atlantike.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes së kontakteve njerëzore dhe komunikimit midis shoqërive dhe vendeve, duke vlerësuar se kështu ndihmohet në drejtim të integrimit rajonal dhe në strukturat euro-atlantike.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Haxhinasto u takua edhe me kryeministrin, z. Nikolla Gruevski. Takimi me Kryeministrin Gruevski u përqendrua në aspekte të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik. Heqja e barrierave fizike dhe jofizike do të afrojë më tepër vendet dhe njerëzit me njeri-tjetrin, por edhe gjithë vendet tona drejt strukturave euro-atlantike.
Nga ana e tij, Ministri Haxhinasto siguroi kryeministrin Gruevski për mbështetjen e Shqipërisë për integrimin e Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ndërsa në takimet me përfaqësues të partive politike shqiptare, BDI, Zotin Ali Ahmeti dhe përfaqësuesit e PDSH, u vlerësua konstruktiviteti dhe kontributi i tyre për implemetimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe për ecurinë e mëtejshme të Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.
Në takime u bisedua për projektet e përbashkëta për festimet e 100 vjetorit të ditës së flamurit. Haxhinasto tha se ky 100 vjetor, i gjen shqiptarët si kombi më paqedashës dhe më konstruktiv në integrimin mes vetes, në rajon dhe në BE.
Bashkëpunimi ndërparlamentar dhe zhvillimet në dy vendet ishin ndër temat e diskutuara me Kryetarin e Parlamentit z. Trajko Veljanovski. Ministri Haxhinasto kërkoi ratifikim sa më të shpejtë të marrëveshjes për lëvizjen me letërnjoftimi biometrike.
Proceset integruese në BE, ishin tema qendrore që u diskutua me Zv.Kryeministren për Çështjet e Eurointegrimit, znj. Teuta Arifi. Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi midis dy vendeve në këtë aspekt do të ishte një ndihmë për të dy vendet në avancimin e agjendës evropiane.
Haxhinasto përshëndeti arritjen e një dinamike të re me BE nëpërmjet një procesi dialogu, që e ndihmon Maqedoninë në arritjen e standardeve përpara hapjes së negociatave me BE.
Në takimin mes Ministrit Haxhinasto me zv.kryeministrin Musa Xhaferri, u diskutua për ecurinë e realizimit të marrëveshjes së Ohrit dhe për koordinimin e festimeve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë
(d.b/BalkanWeb)