Telefonat e mençur, iPhone sërish më i miri
SHBA - Sipas një sondazhi të fundit, të realizuar nga firma e hulumtimeve JD Power, iPhone renditet në vendin e parë, si telefoni më i mirë smartphone. Kjo është hera e shtatë rresht që Apple rënditet në pozicionet më të larta të sondazheve, raporton Telegrafi.
Për ta realizuar hulumtimin e saj, JD Power ka anketuar 7,080 persona që përdorin telefona të mençur, ndërsa gjetjet kryesore të analizës janë kënaqësia me iPhone 4 dhe iPhone 4S, të cilët kryesojnë listën me 839 pikë nga 1.000 gjithsej. Vendin e dytë e zë HTC, me 789 pikë.
Sondazhi u zhvillua nga korriku deri në dhjetor të vitit 2011, ndërsa pyetjet që u morën në konsideratë përfshinin: lehtësinë e përdorimit, performancën, dizajnin dhe veçoritë e ndryshme.
(er.nu/BalkanWeb)