E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Së shpejti bord këshillimor me gjimnazistë

TIRANE - Si një prej ish-nxënësve më të talentuar të gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kryebashkiaku Basha rrëfeu vitet kur i përkiste kësaj kategorie të rinjsh, duke u shprehur se ëndrra më e madhe e tyre ishte të lëviznin të lirë. Basha nënvizoi se sot për të gjithë gjimnazistët shqiptarë kjo ëndërr është bërë realitet. Basha deklaroi se shpejti Bashkia e Tiranës do të organizojë një bord këshillimor me gjimnazistë.

“Ëndrrat tona ishin të lëviznim të lirë, sepse ne e kishim të vështirë të lëviznim edhe brenda Shqipërisë. Të sigurojë një ekskursion për Pogradec dukej sikur po shkonim në Amerikë. Por ajo që kishim në zemrat tona si ëndrra të fshehta sot është një realitet, është e prekshme për gjithë të rinjtë. Kemi disa borde këshillimore me qytetarët për qytetin dhe para 3 apo katër javësh i kam kërkuar drejtorisë së rinisë të fillojë të organizojë bordin këshillimor me përfaqësues të rinisë gjimnaziste të qytetit. ”- u shpreh Basha.

Kryebashkiaku ka hapur dhe nismën e ndërmarrë nga ky gjimnaz, krijimin e këndit të personaliteteve me ish nxënës të “Sami Frashërit”, ku zoti Basha u nderua me një çmim që iu dha nga drejtoresha e kësaj shkolle.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Së shpejti bord këshillimor me gjimnazistë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›