Greqi, Papandreu: Luftuam për vendimin e BE
BRUKSEL- Vendimi i djeshëm i BE përbën një frymëmarrje të thellë për ekonominë greke dhe menaxhimin e borxhit grek. Kështu e vlerësoi vendimin edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu, i cili në përfundim të Samitit të BE siguroi popullin grek se nuk do tw ketw masa të reja financiare nëse respektohet me besnikëri programi i reformave. "Vendimet e samitit të BE garantojnë qëndrueshmërinë e borxhit tonë" tha Papandreu, gjatë konferencës për shtyp me përfaqësuesit e medias.
Papandreu foli për negociatat e vështira që sollën këtë vendim të BE. "Askush nuk mund të imagjinojë përpjekjet e përgjithshme, që cuan në këtë vendim të BE" - tha Papandreu, ndërkohë që shtypi grek flet sot për këmbënguljen e ashpër të tij gjatë negociatave të djeshme, për të promovuar disa ndryshime thelbësore në projekt, në favor të Greqisë, ndryshime që po sipas shtypit, cuan në një vendim, që mund të cilësohet si vendimi më i rëndësishëm i BE që nga krijimi i Euros e deri më sot.
Kryeministri grek tha para gazetarëve se “objektivi tani realizimi i ndryshimeve të mëdha e të thella në ekonominë greke dhe shtimi i vendeve të punës”.
"Ne kemi nevojë për të bërë ndryshime të mëdha," tha Papandreu duke theksuar se "në qoftë se ne nuk do të kishim nisur vetë përpjekjet për daljen nga kriza, nuk do të ishim sot këtu të mbështetur nga Evropa".
"Greqia do të ndryshojë. Thellësisht dhe me vendosmëri. Kjo është e vetmja mënyrë që fëmijët tanë të mos jetojnë me kërcënimin vdekjeprurës të borxhit", tha ndër të tjera Papandreu.
Në përfundim Papandreu tha se Samiti solli "një frymë e madhe besimi dhe sigurie. "Ne jemi një popull krenar, jemi një popull kreativ dhe i zellshëm. Dhe çfarë ne kërkojmë është e drejta e madhe për të kryer ndryshime të qëndrueshme në vendin tonë. Ne do të zbatojmë programin tonë në mënyrë që vendi ynë të bëhet një vend i aftë për të jetuar, një vend i drejtë që të ketë zhvilim ekonomik dhe vende pune", theksoi kryeministri grek.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FMN: Vendimi i Eurozonës do ndikojë pozitivisht