Norvegji, atentati i dyfishtë shkakton 87 të vdekur
OSLO- Një shpërthim me autobombë ndodhi sot rreth orës 15:20 në ndërtesën e një gazete të madhe norvegjeze pranë selisë së qeverisë në Oslo, duke shkaktuar të 7 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Televizonet vendase treguan pamjet e ndërtesave të dëmtuara rëndë si dhe njerëz që vraponin për t’u larguar sa më shumë nga zona, shumë prej tyre të gjakosur.
Sulmi u pasua nga një tentat me armë me armë zjarri në afërsi të Oslos në një takim të të rinjve të Partisë Laburiste, qe drejtohet nga Stoltenberg, duke shtuar dyshimet mbi një sulm të munndshëm terrorist ndaj presidentit.
Policia norvegjeze ka bërë të ditur se gjatë sulmit me armë zjarri,në ishullin e Utoya, janë vrarë 80 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Por nuk përjashtohet një rritje në numrin e viktimave. Shpërthimet pranë selisë së kryeministrisë i mori përsipër grupi "Mbështetësit e Xhihadit global", duke i lidhur me publikimimn e karikaturave të profetit.
SHPËRTHIM AUTOBOMBE PRANË SELISË SË KRYEMINISTRISË
Një shpërthim me autobombë ndodhi sot rreth orës 15:20 në ndërtesën e një gazete të madhe norvegjeze pranë selisë së qeverisë në Oslo, duke shkaktuar të paktën disa të plagosur, ndërkohë raportohen edhe dy viktimat e para të shpërthimit
Sekretari norvegjez i Shtetit, Hans Kristian Amundsen, i tha CNN-it se Stoltenberg nuk ishte në ndërtesë në kohën e shpërthimit. "Mund të konfirmoj se kryeministri është i sigurt. Ai nuk ishte në zyrë dhe tani është duke punuar",- tha Amundsen.
Sipas mediave ndërkombëtare janë thyer xhamat e dritareve të kryeministrisë si dhe ndërtesave të tjera, ndërsa punonjësit dhe banorët që ndodheshin aty pranë janë evakuar.
Deri më tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër sulmin, që sipas dëshimtarëve është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin.
Televizonet vendase treguan pamje të ndërtesave të dëmtuara rëndë si dhe njerëz që vraponin për t’u larguar sa më shumë nga kjo zonë që është edhe në qendër të kryeqytetit.
Të gjithë rrugët që të cojnë për në Oslo janë mbyllur, ndërsa ekziston mundësia që të mbyllet edhe hapësira ajrore e Norvegjisë.
POLICIA: SHPËRTHIMI NGA NJË AUTOBOMBË
Policia norvegjeze ka konfirmuar se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë, duke sqaruar se një makinë e madhe është parë nga dëshmitarët okularë të kalojë në lagjen ku ndodhet edhe selia e kryeministrisë pak minuta para se shpërthimi të ndodhte, por pa dhënën shumë detaje , nëse është ajo që ka shkaktuar shpërthimin. Policia raporton për një numër të madh të plagosurosh, ndërkohë 2 viktima janë konfirmuar.
POLICIA: SHTATË TË VDEKUR
Policia norvegjeza ka njoftuar se shpërthimi i autobombës sot pranë selisë së qeverisë norvegjeze shkaktoi shtatë të vdekur dhe dy të plagosur:
"Kemi konfirmimin për shtatë të vdekur dhe dy të plagosur rëndë",- deklaroi një zyrtar i policisë në një konfernecë shtypi.
STOLTENBERG: SITUATA E RËNDË
Kryeministri i norvegjisë Jeans Stoltenberg, pas shpërthimit me bombë, jo shumë larg zyrës së tij e ka për përcaktuar gjendjen e rëndë, ndërkohë që ka bërë me dije se është mirë. Kryeministri norvegjez gjatë momentit të shpërthimit mësohet të mos ketë qenë në zyrën e tij.
EKPERTËT: DYSHOHET PËR SULM TERRORIST
Ekpertët e anti terrorizmit konfirmojnë se dyshohet për një sulm terrosist I planifikuar. Sulmi vjen në një moment kur qeveria norvegjeza është nënë kërcënimin e një serie komplotesh terrorite nga ana e grupeve të Al Kaedës. Por, shkaqet e shpërthimit nuk janë të qarta ende. Norvegjia, anëtare e NATO-s, ka qenë disa herë objekt i kërcënimeve, sidomos në lidhje me përfshirjen e saj në konfliktet në Afganistan dhe Libi. Dhjetë ditë më parë një prokuror norvegjez akuzoi për terrorizëm mullah Krekarin, themeluesi i shumëpërfolur i grupit kurdo-islamik ''Ansar al-Islam'', prej shume vitesh rezident në Norvegji, pasi kishte kërcënuar me vdekje politikanët norvegjezë në rast se do të dëbohej nga vendi. Autoritetet e Norvegjisë kishin urdhëruar dëbimin e Krekar dhe deportimin e tij drejt Irakut, vendi i tij i origjinës, duke nisur kështu një çështje tepër komplekse në gjyqësorin vendas.
TË SHTËNA NË NJË KAMP TË RINJSH QË DO VIZITOHEJ NGA STOLTENBERG
Mediat vendase rapotojnë se ka pasur të shtëna në një mbledhje të të rinjve laburistë, ku më parë ishte njoftuar se do të vizitoheshin nga kryeministri Jens Stoltenberg. Mësohet se një person i veshur si polic ka qëlluar një sërë të shtënash. Nga sulmmi me armë 10 persona kanë mbetur të plagosur. fro 560 persona ndodheshin aktualisht në sheshin ku po zhvillohej një takim i të rinjve të partisë laburste, Ap, në pushtet e drejtuar nga Stoltenberg, i cili kishte parashikuar të shkonte atje sipas axhendës së tij zyrtare.
Breshëria e zjarrit ndodhi pikërisht pas një bombe që shkatërroi rreth orës 15:30 Në lagjen ku ndodhet selia e qeverisë norvegjeze në qendër të Oslos duke shkaktuar, sipas policisë, "disa të vdekur dhe disa të plagosur". Policia norvegjeze bënë me dije se është herët për të bërë lidhjen e të shtënave në kampin e të rinjve dhe shpërthimit pranë zyrës së kryeministrisë.
ARRESTOHET AUTORI I BRESHËRISË SË ZJARRIT
Autori i breshërisë së zjarrit që ndodhi pranë Oslos u arrestua, njoftoi televizioni publik norvegjez NRK, por informacioni nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Sipas mediave vendase, një person i veshur si polic hapi zjarr në një takim të rinisë laburiste në një ishull në periferi të Oslos duke shkaktuar katër ose pesë të plagosur.
MEDIAT: SULMET NË NORVEGJI, HAKMARRJE XHIHADISTE
Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimet e ndodhura sot në Oslo i ka marrë përsipër nga një grup i panjohur më parë, i quajtur "Mbështetësit e Xhihadit global", duke i lidhur shpërthimet me publikimimn e karikaturave të Muhamedit.
BARROSO DHE BUZEK DËNOJNË ASHPËR SULMET
''Terrorizmi nuk do të arrijë të ndryshojë vlerat tona. Evropa është e bashkuar në luftën e saj kundër akteve terroriste të çdo lloj tipi. Në emër të Parlamentit Evropian dënoj në mënyrë absolute sulmet në selinë e qeverisë në Oslo dhe dua t'u shpreh solidaritetin qytetarëve norvegjezë. U kërkoi autoriteteve të reagojnë në mënyrë të pamëshirshme, por të drejtojnë me kujdes situatën '',-deklaroi presidenti i parlamentit evropian, polaku Jerzy Buzek, në dënimin e tij për atentatin me bomba në Norvegji.
Në dënim e ashpër erdhi edhe nga presidenti i Komisionin Evropian, Jose Manuel Barroso.
''Një sulm i tillë godet një qytet në një qytet tepër të njohur dhe të familjarizuar me idenë e paqes si Oslo dhe u shpreh ngushëllimet kryeministrit Jens Stoltenberg dhe popullit norvegjez'',-u shpreh Barroso.
OBAMA SHPREH NGUSHËLLIME DHE NXIT LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i shprehu ngushëllimet Norvegjisë, rreth sulemve tw ndodhura sot dhe bëri thirrje për bashkëpunim botëror në luftën kundër terrorizmit.
"Dua t'u shpreh ngushëllimet e mia personale të gjithë norvegjezëve. Këto sulme i kujtojnë komunitetit ndërkombëtar sfidën për parandalimin e akteve të tilla të terrorizmit dhe nevojën për bashkëpunim në fushën e shërbimeve sekrete ",- theksoi Obama.
POLICIA NORVEGJEZE NUK BESON SE JANË SULME XHIHADISTE
Policia norvegjeze lë mënjan tezën e një sulmi Xhihadist dhe hipotizon se sulmi nuk është i sitlit të kullave binjake të 11 shtatorit, por më tepër ngjan me atë të Oklahoma City. Kujtojmë që në 19 prill të vitit 1995 në Oklahoma City u hodh në erë një zyrë federale nga një ekstremist i bardhë, ku vdiqën 168 persona. Hipotizohet se me shpërthimin ka të bëjë autori i sulmit me armë në ishull, një shtetas norvegjez. Ai është parë në zonën e shpërthimit para se të ndodhte tragjedia. Lajmi i sulmit Xhihadist është dhënë nga televizioni publik norvegjez NRK.
SULMI NË ISHULL MERR PËRMASA KATASTROFIKE
Policia norvegjeze konfirmon 80 viktima në ishullin e Utoya, aty ku u krye sulmi i armatosur. Policia nuk përjashton mundësinë e rritjes së numrit të viktimave edhe atyre të plagosurve.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Norvegji, shpërthim me autobombë pranë kryeministrisë, 7 të vdekur FOTO: Oslo, vendi i shpërthimit përpara dhe pas