Goran Haxhic transferohet në qelitë e Sheveningenit
BEOGRAD- Krimineli i fundit i luftës në Ballkan, Goran Haxhiç është vendosur në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në Sheveningven, rreth 20 kilometra nga Roterdami. Ekstradimi i tij u bë pasi ministrja e Drejtësisë në Serbi firmosi dokumentin.
Avioni shtetëror me kriminelin e fundit të luftës në Ballkan, Goran Haxhiç la aeroportin e Beogradit sot në mesditë për të mbërritur në Roterdam pak pas orës 14:30. Me të mbërritur në Roterdam, Haxhiç u mor në ngarkim nga nga përfaqësues të zyrës së prokurorit dhe kancelarit të Hagës dhe në praninë e veçantë të konsullit të Serbisë në Holandë, Marco Brkic. Më pas Haxhiç është transferuar në Sheveningven.
Presidenti "jetëshkurtër" i Republikës serbe të Krajinës pritet të përgjigjet për 14 aktakuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës së Kroacisë në periudhën 1991-1995. Ai u arrestua të mërkurën në mëngjes, rreth 100 kilometra në veri të Beogradit, pas një arratie prej shtatë vjetësh. I paraqitur po atë ditë në një gjykatë të posaçme serbe për krimet e luftës, ai nuk bëri apel për transferimin e tij në Hagë.
HAXHIC TAKON NENEN E SEMURE
Haxhic, i shoqëruar nga një kolonë makinash policie, la sot në mëngjes Gjykatën e Krimeve të Luftës në Beograd, për të udhëtuar drejt veriut, në Novi Sad, ku fillimisht vizitoi nënën e tij të sëmurë, dhe më pas varrin e të atit. Rreth mesditës Haxhiç mbërriti në aeroportin e Beogradit për të nisur fluturimin drejt Hagës.
Ministrja Maroviç tha për gazetarët se me këtë ekstradim, është përmbyllur periudha më e vështirë e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën e Hagës.
(s.g/BalkanWeb)