E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, Lagarde: Vendimi i Eurozonës do ndikojë pozitivisht

BRUKSEL- Marrëveshja e arritur në takimin e djeshëm të vendeve të eurozonës për ndihmën e re financiare për Greqinë do të ketë ndikim pozitiv ndaj gjithë ekonomisë botërore, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, pas takimit me liderët nga eurozona në Bruksel.

Sipas Lagardes, ''FMN-ja përshëndet hapat e rëndësishëm, të ndërmarra nga liderët e vendeve të eurozonës dhe institucionet e Bashkimit Evropian".

"Masa të tilla do të sigurojnë mbështetje të rëndësishme në rritjen dhe stabilitetin financiar në Greqi dhe në eurozonë", theksoi shefja e FMN-së.
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›