Greqi, Papandreu: Zgjedhje, vetëm në vitin 2013
ATHINE- Masat e reja financiare shkaktuan reagime edhe në grupin parlamentar të PASOK-ut. Në mbledhjen e komisionit Parlamentar të Financave, deputetët kritikuan qeverinë për paaftësi dhe për dështime në punën e saj, duke e fajësuar se për 2 vjet nuk bëri asnjë privatizim.
Madje, shumë deputetë thanë hapur se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më dhe kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ose edhe një qeveri koalicioni, duke iu shtuar kështu zërave të 3 ministrave të qeverisë, të cilët disa ditë më parë kërkuan në mbledhje qeverie të konsiderohej opsioni i zgjedhjeve të parakohshme.
Kryeministri Papandreu iu dha përgjigje qëndrimeve që mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, gjatë takimeve që po zhvillon me anëtarë të PASOK-ut nga i gjithë vendi.
Papandreu e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se "Nuk ndihmon kultura e thashethemeve dhe skenarët që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Zgjedhjet do të ishin një fatkeqësi për vendin. Ato do të mbahen në vitin 2013", tha kryeministri.
“Objektivi i parë i qeverisë këtë vit është "mbyllja" të Marrëveshjes së 21 Korrikut”, tha ai duke biseduar me anëtarë të PASOK-ut të Peloponezit dhe Greqisë Perëndimore. Papandreu tërhoqi vëmendjen e tyre rreth skenarëve që dëgjohen për të ardhmen e Greqisë duke sqaruar se "është një tjetër gjë falimentimi dhe një tjetër lehtësimi i borxhit, përmes kontributit të sektorit privat. "
Një ditë më parë ai u takua me anëtarët e PASOK-ut nga ishujt e Jonit dhe Kretës, të cilëve iu foli për gjendjen e ekonomisë dhe vendimet e qeverisë. ”Është një betejë që ne duhet të fitojmë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Rruga tjetër është rruga e falimentimit, me efekte të mëdha dhe të rënda për çdo familje, për çdo grek».
Duke vazhduar kryeministri u shpreh: «Jemi në mesin e rrugës. Dhe do të ishte shumë negative për të lënë në mes këtë përpjekje. Kemi edhe një përpjekje tjetër për të bërë, në mënyrë që të mbyllim vendimet e rëndësishme të Samitit të Lartë të 21-korrikut, që na japin edhe një paketë të re shpëtimi, por edhe lehtësojmë borxhin për popullin grek dhe më në fund të arrijmë të shkojmë me vendimet tona në një tepricë primare, dmth, të mos kemi më defiçite. E dimë se do të jetë e vështirë, por tani është beteja më vendimtare. Dhe këtë betejë do ta fitojmë. Do ta fitojmë së bashku me popullin grek».
(e.m/BalkanWeb)