Greqi, Papandreu humbet popullaritetin

Sipas një sondazhi më të fundit në Greqi, mbështetja e popullit për partinë në qeveri ka rënë në 29 për qind. Mbështetja për partinë socialiste të Papandreur ka rënë aktualisht në 28.6 për qind gjatë muajit maj në krahasim me 34.5 për qind të muajit mars. Të dhënat janë publikuar nga e përditshmja greke "Etnos".
Ndërkohë ka rënë dhe mbështetja për konservatorët në opozitë ka rënë në 19.1 për qind në krahasim me 23.2 për qind në të njëjtën periudhë. 51 për qind e grekëve, sipas këtij sondazhi, konsiderojnë si të domosdoshëm planin e ndihmave të një jave më parë prej 110 miliard eurosh që u aprovua nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për vendin dhe shpëtimin e tij nga kaosi financiar.
Qeveria greke ndërkohë ka deklaruar se do të godasë fort korrupsionin politik: “Ajo që njerëzit duan dhe që dëshiron gjuthashtu dhe qevria – shprehet zëdhënësi i ekzekutivit Petalotis – është një spastrim i korrupsionit politik dhe social, në mënyrë që të bëhen më transparente marrëdhëniet mes këtyre dy niveleve si dhe restaurimin e besimit.
Nga ana e tij kryeministri grek Papandreu nuk ka përjashtuar mundësinë e hedhjes në gjyq të bankave amerikane të investimeve të cilat kanë kontribuar në krizën e vendit të tij. “Nuk do të përjashtoja një veprim të kësaj natyre”, ka thënë kryeministri grek në një intervistë për CNN, duke shtuar se vendimi do të merret në përfundim të hetimit që ka marrë përsipër parlamenti grek.
Dorina Gusmari
< I mëparshmi