E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia po humb durimin me BE-në

Turqia duket se e ka humbur durimin me Bashkimin Europian dhe rezistencën që kjo organizatë po i bën përpjekjes së Ankarasë për t’u anëtarësuar. Në këto rrethana, ambicia e saj është kthyer kah bota myslimane.

Presidenti i vendit, Abdullah Gul, tha se tashmë liderët e BE-së ndodhen në një udhëkryq historik dhe duhet që të vendosin nëse do ta mirëpresin apo jo Turqinë në gjirin e organizatës.

“Liderët janë në një pikë në të cilën u duhet që të vendosin nëse BE është një entitet i mbyllur, që do të thotë se kufijtë aktualë do të jenë ata të përhershmit, apo do të duhet të vazhdojë me zgjerimin”, ka deklaruar presidenti i Turqisë për një mediet britanike.

Presidenti, që vjen nga një parti islamiste, shprehu zemërimin e vendit të tij në lidhje me bisedimet e anëtarësimit mes Turqisë dhe BE-së, që janë në një fazë thuajse të ngrirë, pas fillimit të tyre në vitin 2005.

Në deklaratën e tij ai ishte shumë kritik edhe ndaj Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozysë, në lidhje me qëndrimin për anëtarësimin e Turqisë, si dhe ftohtësinë që ka marrë për këtë çështje nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›